
“I harruari” Berisha fiton kupën/ Portieri i lënë jashtë kombëtares, hero në Suedi
Pati probleme të shumta, por duket se I ka lënë pas.
Etrit Berisha ka gjetur veten në elitën e futbollit suedez, ndërsa që nga viti 2021 shpesh e pati parë veten në stol.
I lënë jashtë kombëtares nga trajneri Silvinjo edhe për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Letonisë, portieri veteran shkëlqeu fort në finalen e Kupës.
Gardiani 36-vjeçar bëri pritje të shumta për skuadrën e tij, Haken, ndaj Malmos që ishte favorite për trofeun dhe që luajti më mirë.
Shqiptari nga Prishtina ndaloi disa herë futbollistët kundërshtarë, madje duke shmangur edhe gola të sigurt.
Gjithsesi, kulmi arriti kur, pas 120 minuash lojë të rregullt dhe shtese, u gjuajtën penalltitë.
Berisha priti dy 11-metërsha, duke treguar se nuk e ka humbur aspak klasin e tij.
Më pas, mori përsipër një penallti dhe u tregua I saktë duke shënuar.
Pra, pa e tepruar aspak, mund të themi se ish-portieri kuqezi pati meritën më të madhe që ekipi I tij fitoi Kupën e Suedisë.
Nuk dihet nëse Silvinjo do të mendojë sërish për të dhe do ta kthejë në përfaqësuese.
Në kombëtare, Berisha nuk është thirrur që nga shtatori I vitit të kaluar kur nisi Liga e Kombeve, ndërsa gjatë finaleve të Europianit ishte në stol, pasi titullar luajti Tomas Strakosha.
abcnews.al