I gjymtuar nga sulmet/ Kush është “truri” i grupit të Hamasit, kundërshtari i përbetuar i izraelitëve
Operacioni i Hamasit në Izrael ka në krye një udhëheqës, i cili organizon trupat në terren.
Sipas “Financial Time” personi që u shfaq si hije në një video të publikuar duke biseduar me ushtarët e tij, thuhej se i përket Mohammed Deif, komandantit të krahut ushtarak të grupit militant palestinez. Ai u identifikua nëpërmjet zërit të tij.
I plagosur nga sulmet izraelite për dekada, të cilat e kanë lënë atë në një karrocë me rrota pasi humbi një krah dhe një këmbë, i ka dhënë atij nderimin e militantëve palestinezë. Ai është një kundërshtar i përbetuar i Izraelit.
Deif e ka katapultuar veten në nivelet më të larta të udhëheqjes palestineze, duke eklipsuar rivalët e tij në Fatah, fraksioni më i moderuar i favorizuar nga perëndimi dhe homologët e tij në Hamas, të konsideruar si një grup terrorist nga SHBA-ja, BE-ja dhe Izraeli.
“Edhe para kësaj, Deif ishte si një personalitet i shenjtë dhe shumë i respektuar si brenda Hamasit ashtu edhe nga palestinezët”, u shpreh Mkhaimar Abusada, një profesor i politikës në Universitetin Al-Azhar në Gaza.
Operacioni i tij më i madh kundër Izraelit do ta ketë kthyer atë tani në një figurë “si një perëndi për të rinjtë”, shtoi ai.
“Duhet të luftoni izraelitët brenda Izraelit dhe të shkatërroni fantazinë e tyre se ata mund të jenë të sigurt në tokën e pushtuar”, tha një luftëtar palestinez, i kthyer në politikan të nivelit të mesëm, i cili u takua me Deifin në fillim të viteve 2000.
Dief e sheh Marrëveshjen e Oslos, e cila në fund të viteve 1990 premtoi një zgjidhje paqeje, si një tradhti të rezistencës palestineze.
Nofka e tij ushtarake është “Vizitori”, duke iu referuar zakonit të palestinezëve të paligjshëm për të kaluar çdo natë në një shtëpi të ndryshme për të shmangur inteligjencën izraelite./CNA