I ftohti! ISHP: Përdorni xhupa rezistente, dilni të shoqëruar, mos harroni telefonin

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla për të gjithë qytetarët shqiptarë në këto ditë acari, për të mbrojtur veten nga të ftohtët. Të listuara një e nga një, ISHP kërkon nga qytetarët që të përdorin veshje të ngrohta, xhupa që të jenë rezistencë ndaj erës dhe shiut, doreza dhe kapucë kundër ujit. Po ashtu, në këtë listë përfshihet dhe shoqërimin me persona të tjerë, si dhe mbajtja me vete e telefonit.

KËSHILLAT:

Përdorni veshje të ngrohta, pulovra të trasha, xhupa rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele, doreza, këpucë kundër ujit.

Hidhni rërë ose materiale të tjera të rekomanduara në zonat ku ka ngricë.

Lexoni rregullat e sigurisë për ambientet e jashtme.

Lëvizni ngadalë kur kryeni punë dhe detyra në ambiente të jashtme.

Dilni të shoqëruar dhe merrni një kuti të ndihmës së shpejtë kur merrni pjesë në aktivitete të jashtme. Mos harroni të merrni celularin”, thuhet në postimin e ISHP-së.

(a.b)/dosja.al