I ftohti apo i nxehti? Mjeku kardiolog tregon kush e dëmton më shumë zemrën

Kardiologu Novruz Çaushaj thotë se i ftohti është shkaktari kryesor i të sëmurëve kronikë të problemeve të zemrës. Mes të tjerash ai tregoi se i ftohti është një favorizues i jashtëzakonshëm i fenomenit të mpiksjes së gjakut.

“I ftohtit është shkaktari kryesor i të sëmurëve kronikë të problemeve të zemrës. Nëse temperatura bie më poshtë se sa duhet, fillon faza e parë e hipotermisë. Kjo është hipotermia aksidentale e më pas fillohet deri në ngrirje.

Rënia e temperaturave , përveç se rrit qarkullimin e momentit, rrit punimin e zemrës, e fut organizmin në një rreth vicioz që bën fenomenin e ortekut. Nis si i vogël dhe përfundon në një goditje të madhe. I ftohti është një favorizues i jashtëzakonshëm i fenomenit të mpiksjes së gjakut”-tha ai për Euronews.

living.al