I fejuari i Hailie Jade zbulon se si ia kërkoi ‘bekimin për martesë’ Eminem-it!

Vajza e Eminem, Hailie Jade Scott, sapo është fejuar dhe ajo së bashku me partnerin, Evan McClintock, po ndajnë detajet e fejesës së tyre përmes podcast-it të saj, “Just a Little Shady”.

Në episodin e fundit, Hailie ftoi të fejuarin, dhe folën për çdo gjë, nga propozimi deri tek mënyra se si Evan i kërkoi reperit të njohur bekimin për t’u martuar me vajzën e tij.

“Ka kaluar një kohë e gjatë. Ne me të vërtetë filluam të dilnim zyrtarisht në universitet. Kështu që e kemi kaluar të gjithë çështjen, të gjithë procesin, kemi kërkuar leje…”, hamendësoi Hailie.

McClintock zbuloi:

“Ishte gjatë pushimeve. Kërkoja një mundësi pa rënë shumë në sy. Pashë babanë tënd të zbriste poshtë. Menndova: ‘Okay, duhet t’i them tani’ ose të planifikoj një moment tjetër. Kështu që e ndoqa deri poshtë, për fat të mirë ai ishte duke marrë tortën e ditëlindjes, aty u sigurova për bekimin e tij.”

27-vjeçarja u shpreh e habitur se “nuk e kishte idenë”.

Qartazi gjithçka shkoi mirë, sepse Hailie ndau lajmin e madh në Instagram, më 6 shkurt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hailie Jade (@hailiejade)

Evan tha gjithashtu se ishte motra e madhe e Hailie-t, Alaina, ajo që e ndihmoi të zgjidhte unazën.

“Motra jote ishte e sigurt se e dinte se çfarë doje”, tha ai.

Dyshja u lidh në vitin 2016 dhe tani, 7 vitë më vonë kurorëzuan dashurinë e tyre.