I fejuari bodybuilder e varrosi të gjallë/ Përdori thonjtë për të mbijetuar, vdes pas 6 vitesh nga sulmi e reja (FOTO)

Një grua e cila arriti të dilte nga varri ku u fut e gjallë nga i fejuari i saj që u përpoq ta vriste, ka vdekur tragjikisht në moshën vetëm 40-vjeçare.

Stacey Gwilliam, atëherë 34 vjeç, u sulmua dhe u varros nga i dashuri Keith Hughes kur ajo e la atë dhe ai i tha se “nëse unë nuk mund të të kem ty, askush nuk mundet” ndërsa çifti ecnin në një shteg bregdetar në Uells.

Piktori 39 vjeçar, u përpoq ta vriste dhe më pas të fshihte trupin e saj nën shkurre ndërsa largohej nga skena e krimit.

Policia arrestoi Hughes por ai u tha autoriteteve: “Nuk do ta gjeni kurrë”. Por Stacey mbijetoi duke përdorur thonjtë e saj për të dal nga varri për të çuar Hughes para drejtësisë.

Megjithatë nga ngjarja ajo mbeti e paralizuar dhe kishte vështirësi në të ngrënë dhe në të folur.

Ajo vuajti nga vështirësitë në frymëmarrje – dhe vdiq tragjikisht nga pneumonia.

Stacey mbijetoi për gjashtë vjet pas sulmit brutal.