“I edukuar, simpatik dhe frymëzim”/ Njihuni me konkurrentin e veçantë, mirditorin që humbi këmbën dhe s’u dorëzua kurrë
Nik Sherri është një nga djemtë më simpatikë të Për’puthen. Që në momentin e prezantimit ra në sy për qetësinë dhe edukatën që e karakterizon.
30 vjeçari ka lindur në Mirditë, por jeton në Tiranë, teksa me profesion është trajner personal. Por Nikun nuk e kemi parë vetëm në studion e Për’puthen.
Nik Sherri është bërë i njohur gjithashtu për historinë e tij frymëzuese. Pas një aks*identi me makinë, Niku ka humbur njërën këmbë, të cilën tashmë ja zëvendëson proteza.
Pavarësisht kësaj, ai nuk i humbi shpresat për të jetuar dhe për të bërë një jetë si të gjithë moshatarët e tjerë, por edhe për të ndjekur të gjitha endrrat e tij.
Në një intervistë në ‘’Rreze Dielli’’, ai ka treguar historinë e tij të lu*ftës për të jetuar dhe për të përmbushur ëndrrat e tij.
‘’Unë mendoj se duhet të ngrihemi në diçka tjetër, kështu ishte edhe aksi*denti ku unë fatkeqësisht humba këmbën. Nga ai aks*ident unë fillova më shumë stërvitjen.
Sepse nëse mungon dicka, ne ngrihemi në dicka tjetër, për shembull në rastin tim, të kem një trup të mirë fizikisht që mos të vihemi re shumë nga defektet që kemi’’, është shprehur Niku.
Ndër të tjera, ai jep një mesazh mjaft frymëzues për të gjithë, sidomos për të rinjtë. ‘’Dështimi më i madh në jetë është dorëzimi, nëse dorëzohesh ke marrë fund, gjithmonë duhet t’i bësh ballë çdo lloj situate.
Çdo gjë ka zgjidhje, mjafton të kesh vullnet dhe çdo gjë e kalon” thotë Sherri. Tashmë ai është pjesë e “Përputhen”, duke na treguar së pavarësisht rrethanave asgjë nuk është e pamundur.