“I drogonte dhe …”- Stilisti me famë botërore akuzohet për sulme seksuale, mes tyre edhe modeli
Stilisti me famë botërore, Alexander Wang, i cili ka veshur supermodele si Bella Hadid, Hailey Bieber dhe Ashley Graham, po akuzohet për sulme seksuale.
Disa persona anonimë, përfshirë Owen Mooney, ndanë historitë e tyre që u publikuan nga modeli në mediat sociale.
Mooney tregoi se një prej rasteve kur Wang e ngacmoi në një klub të New York City.
Ai pretendon se stilisti e preku me duar në pjesët intime.
Pas tij disa persona të tjerë anonym kanë treguar historitë tyre duke thënë se Wang i drogonte, i detyronte që të merrnin pjesë në festa dhe më pas i sulmonte seksualisht.
Në vitin 2019, reperja Azealia Banks gjithashtu publikoi disa akuza anonime kundrejt dizenjuesit në Instagram.
“Kjo është arsyeja përse njerëzit nuk bëjnë publike historitë e tyre të ngacmimeve seksuale apo përdhunimeve,”– shkroi modeli në një nga postimet e tij pasi komentuesit e akuzuan se po bënte gjithcka për tërhequr vëmendjen.
/Panoramaplus.al