I doli video duke pirë kokainë, Olti Curri “servir” pjatën e personalizuar për kryetarin e Bulqizës

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës ,Lefter Alla, paraqitet sot pranë SPAK, pasi është thirrur për të dëshmuar nga prokurorët të cilët kanë regjistruar procedim penal, pas publikimit të pamjeve filmike, ku Alla duket se thith kokainë në lokal. Gazetari Artan Hoxha publikoi ditën e djeshme videon e kreut të Bashkisë së Bulqizës duke pirë kokainë në një ambient publik, ndërsa ky i fundit ka mohuar të ketë bërë një gjë të tillë, duke argumentuar se e gjitha është video-montazh.

Olti-2

Në një reagim në rrjetet sociale ditën e sotme, pasi SPAK e mori në hetim me akuzën për prodhim dhe shitje të narkotikëve, Alla tha se ishte në dijeni të “video-montazhit” që prej një viti. Ndërkohë videoja skandalozë ka marrë përmasa virale në internet, duke qenë nuk u mungojnë postimet e shumta të shoqëruara me meme intyeresante në rrjetet sociale. Blogeri i njohur, Olti Curri ka bërë një postim interesant me lokacion Bulqizën, në adresë të “kryetarit”. “Një ëmbëlsirë për kryetarin/ Para, pas”, shkruan Olti sipër fotos, ku në pjatën numër 2 të ëmbëlsirës ‘servirur” kryetarit, shihet sipër pluhur i bardhë.