I dhanë fund në prag martese, Ardit Roshi flet për herë të parë pas ndarjes nga vajza e Agim Bajkos
Në fillim të muajit qershor në media qarkulloi lajmi se moderatori Ardit Roshi dhe vajza e Agim Bejkos i kishin dhënë fund fejesës së tyre.
Ndarja ndodhi gati 6 muaj pas propozimit super romantik që Roshi i bëri partneres, duke iu gjunjëzuar në mes të emisionit “Këndo Këngën Time”.
“Në këtë rrugëtim të gjatë profesional, mbas kamerave më ka shoqëruar gjithmonë dikush. Është një vajzë që si ju në shtëpi, ka qeshur, ka kënduar, është shqetësuar dhe është gëzuar më këtë program. Blerina…eja të lutem. Unë jam njeri shumë privat, mirëserdhe por këtë moment dua ta ndaj me ju. Do të përpiqem të të bëj vajzën më të lumtur në botë”– tha asokohe Arditi në emision.
Mirëpo, ai nuk ka mundur ta mbajë dot këtë premtim dhe ka konfirmuar sot ndarjen në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”.
Teksa u ndal tek jeta e tij personale, moderatori Alban Musa e pyeti Roshin nëse është mirë tashmë, sepse nuk dëshironte ta komentonte më gjatë ç’kishte ndodhur.
“Shumë prej shikuesve, gazetarëve janë duke pritur që unë të të bëj një pyetje për jetën tënde personale, por unë kam zgjedhur të mos të ta bëj. Mua më intereson vetëm një gjë, a je ok, a je mirë tani?“– pyeti moderatori.
“Shif e shkruaj, si të dukem?”– u përgjigj Roshi, duke lënë të kuptohet se gjithçka është lënë pas dhe tashmë është shumë mirë.