I dhanë fund lidhjes pas 4 vitesh, ja si reagon e dashura e “Sarpit” pas ndarjes
Mediat turke kanë raportuar së fundmi se aktori Çagatay Ulusoy, i njohur si “Sarpi”, i ka dhënë fund lidhjes me aktoren Duygu Sarisin.
Dyshja u njoh në vitin 2016 dhe gjatë kësaj kohe ishin munduar që lidhjen ta mbanin të fshehtë, por paparacët i fotografuan shpesh bashkë.
Pak kohë më parë Duygu foli për herë të parë për lidhjen e tyre duke pranuar se karantinën po e kalojnë bashkë.
Mirëpo kjo nuk ka zgjatur për shumë kohë sepse pikërisht gjatë karantinës çifti janë ndarë. Mediat turke shkruajnë se ata nuk e përballuan dot karantinën së bashku. Pas ndarjes Duygu ka postuar së fundmi në Instagram një foto ku shfaqet duke marrë rreze dielli dhe duket shumë e lumtur.
Kjo ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave të aktorit, të cilët nuk e kanë mbështetur dhe aq lidhjen e tyre. Duygu me këtë foto mesa duket ka lënë të kuptohet se është e lumtur edhe pas ndarjes.
Ndërsa Çagatay ka preferuar të mos reagojë me asnjë postim pasi siç dihet aktori nuk është aspak aktiv në rrjete sociale dhe çështjet personale i ruan sa më larg syrit të publikut./revistawho.com