I dha goditjen përfundimtare Polonisë, domethënia emocionuese e tatuazhit të Mirlind Dakut

Shqipëria ka marr një fitore të madhe kundër Polonisë me rezultat 2-0 në kualifikimet për Euro 2024.

Kuqezinjtë fituan fal golave të Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut.

I sapofutur në fushën e lojës, Mirlind Daku shënoi golin e dytë për Shqipërinë, ndaj Polonisë në minutën e 60’ të lojës.

Daku festoi golin duke hequr bluzen dhe vëmendjen e mori tatuazhi i tij.

Mirlind Daku ka gdhendur në trup fjalën ‘Katana 138’, nofka e komandantit legjendar të UÇK-së Agim Ramadani, si dhe piramidën e rrëzuar e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Ora News