I dha fund lidhjes me modelen indiane, reagon i trishtuar Ardian Bujupi: “Mundohemi t’i fshehim ndjenjat”

Këngëtari Ardian Bujupi i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” deklaroi se ishte i lidhur me modelen indiane Sabrine Khan, por tanimë ata janë ndarë.

Ai iu referua modeles si “Zhulieta” e këngës së tij. Ardiani së fundmi ka publikuar një postim në Instastory, që të lë të kuptohet se po e vuan këtë ndarje.

“Ne mundohemi t’i fshehim ndjenjat, por harrojmë se sytë tanë flasim”, shkruhet në postimin e shpërndarë në Instastory.