I dënuar për trafikim heroine, babai vrau vajzën se përdorte drogë
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja në Asutrali, ku Petrit Lekaj qëlloi me thikë vajzën e tij, Sabrina Lekaj. Ngjarja ndodhi në korrik të vitit 2019, brenda një makine në periferinë e Adelaide, në Kidman Park.
Media australian ABC News, shkruan se vrasësi dhe i dënuari për trafik heroine, Petrit Lekaj, goditi me 8 herë me thikë vajzën e tij 20-vjeçare, pasi kishte mësuar për stilin e saj të jetesës dhe se ajo konsumonte drogë.
“Ai besonte se vajza e tij po shpërdoronte jetën, por përgjigja e të akuzuarit për këtë ishte që ta largonte nga jeta që bënte. Ajo ishte e paarmatosur, ajo nuk ishte në gjendje të mbrohej,” tha të mërkurën prokurorja Melissa Wilkinson.
Ndërsa, avokati Ben Sale i tha gjykatës se klienti i tij mori një thikë 15 cm me vete kur ai shkoi të merrte ushqim dhe pije me vajzën e tij.
Sipas medias australiane, Lekaj diskutoi me vajzën e tij për përdorimin e drogës, para se ta godiste me thikë në bark, ndërsa ishte i ulur në vendin e shoferit dhe ajo ishte në sediljen e pasagjerëve.
Më pas ai i mbuloi gojën me dorë dhe e goditi me thikë edhe shtatë herë të tjera derisa ajo vdiq.
“Nuk ishte një sulm i tërbuar i kryer në një moment provokimi por një vendim i qëllimshëm për të dalë nga makina, për të vazhduar goditjen me thikë derisa vajza të vdiste“, tha Z. Sale, këshilltari i mbrojtjes.
Ndërkaq, para Gjykatës australiane janë sjellë edhe fakte të reja. Mësohet se Lekaj në gusht të vitit 1994 ishte burgosur si pjesëtar i një rrjeti që trafikonte heroinë.
Në vitin 2007, Lekaj është dënuar dhe është gjobitur me një gjobë prej 200 dollarësh për posedim të lëndëve narkotike të llojit “Kanabis”. Po ashtu, edhe në vitin 2009, ai u gjobit me 900 dollarë pasi u zbulua se kishte kultivuar një sasi të caktuar kanabisi, shkruan Daily Mail./Gazeta Liebrale