“I dëgjova duke bërë seks, pastaj u shtri pranë meje”- Blogerja e njohur tradhton burrin me djalin e tij 15 vite më të ri: Dua të kemi fëmijë, po planifikojmë martesën
Blogerja e njohur ruse do të martohet me të djalin e ish-bashkëshortit të saj, i cili është 15 vite më i ri.
Marina Balmasheva është në një lidhje me Vladimir, të cilin e rriti vetë që kur ishte fëmijë.
Ajo publikoi një foto në rrjetet sociale para dhe pas lidhjes së tyre, duke treguar të fejuarin e saj 13 vite më parë kur ishte 7 vjeç, dhe tani.
“Asnjëherë nuk e dini sesi ju vjen jeta dhe kur do takoni personin që do ju bëjë të buzëqeshni,’- tha Balmasheva. “E di që disa do të na gjykojnë, të tjerët do të na mbështesin por ne jemi të lumtur dhe dëshirojmë të jemi edhe ju.”
Shumë nga 420.000 ndjekësit e saj në Instagram, shpërthyen në kritika ndaj vendimit të Balmasheva për tu lidhur me djalin e ish burrit të saj.
“Ajo që më trondit më shumë është se ky djalë u rrit para syve të saj,”– tha një komentues.
Blogerja mbrojti veten duke thënë se ajo është shumë e dashuruar me Vladimir.
gjithashtu zbuloi se dëshiron të ketë fëmijë me të dhe se aktualisht po planifikojnë dasmën e tyre.
Balmasheva ishte vetëm 22 vjeç kur u martua për herë të parë. Ajo jetoi me bashkëshortin e saj Alexey Shavyrin, tani 45 vjeç, për mbi 10 vjet para se të divorcoheshin.
Ajo raportohet se birësoi pesë fëmijët e burrit të saj kur ishin bashkë.
Dhe tani planifikon ti rrisë këta fëmijë ndërsa është e martuar me Vladimir.
“Unë nuk munda të fle një natë kur i dëgjova duke kryer marrëdhënie seksuale,”- tha ish bashkëshorti i saj Shavyrin kur zbuloi lidhjen e tyre në mars të këtij vit. “Atëherë kuptova që po më tradhtonte me djalin tim. Pas disa minutash erdhi dhe u shtri pranë meje. Nuk i thashë gjë atë natë.”
Ai nuk dinte sesi të përballej me të pasi mësoi tradhtinë dhe vendosi të përballej me blogeren pas disa javësh.
Pas kësaj ata u divorcuan dhe tani ajo po planifikon martesën e rradhës.
Panorama Plus