“I dashuruar me ty”- Eros Grezda nuk i reziston dot Oriola Marashit, ja si përgjigjet modelja seksi

Futbollisti Eros Grezda dhe modelja Oriola Marashi janë ndër ciftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Prej disa kohësh e mbajtën marrëdhënien e tyre të fshehtë, madje u përfolën edhe për një ndarje, por duket se janë më të dashuruar se kurrë me njëri-tjetrin.

Këtë e kanë treguar me anë të komenteve në rrjetet sociale, ku Eros Grezda nuk i reziston dot pozave seksi të modeles.

Oriola Moroshi postoi disa imazhe si “vajzë fshati” e veshur me një fustan të shkurtër që i vendoste në pah linjat e saj perfekte trupore dhe format bombastike.

“A je e dashuruar me këtë?”- shkroi modelja në përshkrimin e fotove, ku duket pranë disa frutave.

“Jam i dashuruar me ty”– i komentoi futbollisti.
Ndërsa Oriola Marashi iu përgjigj se është shumë me fat që e ka në krah.

“Sa me fat,”- shkroi modelja.

Oriola Marashi është një ndër femrat shqiptare më seksi, e cila ndez herë pas here rrjetin me foto të nxehta.

/Panoramaplus.al