I dashuri i Adriana Matoshit largohet nga Kosova

Aktorja Adriana Matoshi, në një intervistë për “Prive” ka konfirmuar se ka nisur lidhje të re dashurie, shkruan lajmi.net.

Ajo tha se është shumë e lumtur në këtë lidhje dashurie, edhe pse ai është i huaj, për të kjo nuk është fare problem dhe përshtaten shumë si çift.

Pas këtij konfirmimi ajo u ‘masakrua’ me komente negative se përse e zgjodhi një njeri me ngjyrë për të dashur dhe përse u lidh me dikë që është në moshë gati sa vajza e saj.

Keith ka filluar të ndiqet tani nga shumë shqiptarë në Instagram e së fundmi ka njoftuar se u largua nga Kosova.

Ku ka shkuar dhe a po e shoqëron Adriana mbetet të shihet.

I dashuri i ri i Adrianës, Keith Groeneveld është i lindur në Afrikën e Jugut dhe i rritur në Belgjikë. Ai është futbollist, ndërsa tregoi se së fundi ka filluar edhe të bëjë rep./Lajmi.net/