I dashuri i 29-vjeçares dëshmoi tragjedinë, mediat britanike: Si u mbyt turistja në Sarandë
Mediat britanike e kanë pasqyruar gjerësisht lajmin e vdekjes së një turisteje angleze në brigjet shqiptare. Një instruktore zhytjeje është arrestuar pasi një pushuese britanike u mbyt para syve të të dashurit të saj në brigjet e Shqipërisë.
Rebecca Gannon, 29 vjeç, ishte me të dashurin e saj kur u gjend në vështirësi gjatë udhëtimit nën ujë të hënën pasdite me një grup prej shtatë zhytës të tjerë.
Instruktori Saimir Kushova, 45 vjeç, u hodh në ujë për ta shpëtuar pasi vuri re se ishte në vështirësi dhe arriti ta nxirrte në sipërfaqe.
Saimir Kushova
I dashuri i saj – emri i të cilit nuk bëhet i ditur – vetëm mund të shikonte i pafuqishëm teksa instruktorët e tjerë përpiqeshin furishëm ta shpëtonin para se të kthehej në breg.
Policia njoftoi një ditë më parë se 45-vjeçari kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.
Daily Mail ka shkruar se i dashuri i saj, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka qenë dëshmitar i kësaj tragjedie. Zhytësit që kanë qenë të pranishëm janë përpjekur që ta shpëtojnë të renë. Por çdo gjë ka qenë e kotë.
“Në të vërtetë nuk e dimë se çfarë ndodhi dhe po presim policinë që të mbarojë hetimin. Vajza britanike që vdiq ishte së bashku me të dashurin. Të dy kishin certifikata PADI për zhytjeje në ujëra të hapura kështu që ishin të kualifikuar për t’u zhytur me ne. Ajo qëndroi në ujë për 10 minuta dhe më pas hasi vështirësi. Më parë ka pasur një problem me rregulluesin e oksigjenit, por u ndërrua dhe po punonte shumë mirë. Gjëja e radhës që dimë është që Saimiri e pikasi që ajo kishte probleme dhe u zhyt për ta shpëtuar. Ai bëri gjithçka që mundej për ta çuar në sipërfaqe. Ishte një eksperiencë traumatike dhe i dashuri i saj ishte shumë i trishtuar nga kjo ngjarje. Thjesht nuk e dimë çfarë ndodhi”, tha Gerta Brozi e cila ishte me grupin e zhytësve.
Brozi ka thënë për median britanike se vendi i zhytjes nuk ishte shumë i vështirë dhe se për rastin po pritet autopsia. /abcnews.al/