I dashuri e tradhton dhe zbulon gjithçka/ Gruaja ofroi 1.3 mln $ për të vrarë futbollistin e njohur

Yagmur Asik ka kompletuar për të vrarë burrin e saj, Emre Asik duke ofruar një shumë prej 10 milionë lira turke ose 1.3 milion dollarë.

Sipas mediave turke, ajo ia ka kërkuar madje që të gjejë një vend të sigurt për ta varrosur pas vdekjes. Mirëpo, plani dështoi, pasi vrasësi zbuloi të gjithë historinë për të cilën ishte porositur.

Emre Asik është një nga futbollistët e rrallë turq që ka luajtur për tre gjigandët e Stambollit Galatasaray, Fenerbahçe dhe Besiktas?

Yagmur Asik dhe partneri i saj, Erdi Sungur tashmë akuzohen për “vrasje në tentativë”. Sipas aktakuzës së ngritur nga zyra e prokurorit të provincës veriperëndimore të Duzce, Yagmur Asik së pari i kërkoi Sungur të vriste burrin e saj.

“Unë kisha një lidhje me Yagmur. Ajo po mendonte vetëm të trashëgonte pasurinë pas vdekjes së Emre Asik. Ajo më kërkoi ta vrisja, por unë refuzova”, tha Sungur në dëshminë e tij para prokurorëve.