I bleu partneres unazë, por a është fejuar Olsi? Ja çfarë thotë aktori
Mbrëmjen e djeshme i ftuar “Në kurthin e Piter Pan” ishte aktori dhe këngëtari i njohur Olsi Bylyku.
Ai prej kohësh ka bërë lidhjen e tij publike me bukuroshen Egli dhe nëpër media janë përfolur për një fejesë të mundshme.
Mirëpo Olsi i ka dhënë fund këtyre thashethemeve duke sqaruar njëherë e mirë se ai nuk është i fejuar.
“Unë as nuk jam martuar, as nuk jam fejuar. I mora një unazë për qejf”, u shpreh ai.
Të fejuar ose jo, ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe këtë gjë e reflektojnë në çdo dalje publike.