I biri i vdiq pasi injektoi silikon në testikuj, e ëma akuzon 5 të dashurit e tij
Një nënë, djali i së cilës vdiq pasi injektoi silikon në testikuj, ka akuzuar pesë të dashurit e tij se ishin ata që e manipuluan atë që t’i frynte testikujt “deri në madhësinë e një topi basketbolli”.
Linda Chapman ngriti një padi ndaj djalit të saj, Tankin, i cili humbi jetën nga embolia pulmonare.
Sipas “Daily Mail”, Tankin kishte filluar injeksionet e salikonit që në vitin 2014. Ai dhe i dashuri i tij, Dylan, jetuan në një marrëdhënie polimerike me burra të tjerë. Ata kanë pranuar se të gjithë kishin bërë ndërhyrje në organin gjenital.
Ata madje kishin nënshkruar një kontratë, ku pranonin se trupi i Tankin, ishte pronë ekskluzive e Dylan dhe se ai mund të bënte çfarë të donte me të. Kontratën, të firmosur nga të dy, ata e postuan edhe në rrjetet sociale.