I biri i nën kampiones së qitjes ‘rekord’ plagosjesh në harkun e një dekade/ Kush është 31 vjeçari që qëlloi me armë të riun (Emri-Foto)

Autori i plagosjes me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë (27 maj) ka histori të shumta të përdorimit të armëve të zjarrit, në harkun e një dekade.

I biri i nën kampiones së qitjes, Klajdi Kodra nga Laçi është përfshirë në një sërë ngjarjesh të rënda. Pavarësisht incidenteve të shumta, fatmirësisht deri më tani nuk ka pasur viktima.

Ngjarja e parë daton në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto” ku mbetën të plagosur vëllezërit Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç. Policia asokohe shpalli në kërkim 20-vjeçarin Klajdi Kodra, si autor i dyshuar për plagosjet.

Ndërkaq, në vitin 2011, 21-vjeçari Kodra ka qëlluar me armë për të vrarë një 26-vjeçar, i cili fatmirësisht shpëtoi. Në rrugën “Ymer Kurti”, në Tiranë, pas një grindjeje për motive të dobëta, midis Kodrës dhe shtetasve Roland Laçi dhe Elvis Burimi, në grindje e sipër shtetasi Klajdi Kodra ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur shtetasin Roland Sabri Laçi, 26 vjeç, me banim në Tiranë.

Ndërkaq, në vitin 2013, ndodhi një plagosje me armë zjarri pranë Liqenit Artificial. Personi i plagosur, Klajdi Kodra është qëlluar me plumb në këmbë. Plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku shkas dyshohet të ketë qenë një çështje e lëndëve narkotike.

Por shtatorin e vitit 2016, Klajdi Kodra ka shkaktuar edhe një tjetër incident. Pasi ka dalë nga burgu ai është konfliktuar me një polic dhe i ka grisur edhe uniformën.

Policia kishte ndaluar atë dhe shokun e tij Bledar Matoshi, 27 vjeç pasi lëviznin me armë nëpër qyte. Më pas, Kodra i ka kundërshtuar forcat e rendit dhe i ka grisur uniformën policit.

Ndërsa në 2016, ai ka plagosur me mjete te forta Flamur Cullhajn te “Komuna e Parisit” pas nje sherri banal. Ai është djali i nën kampiones se qitjes, Lindita Kodra.