I biri e quajti tr*p të klasit botëror”, por ç’mendon Brad Pitt për këtë?

Djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Pax, ka postuar në mediat sociale disa fjalë për të atin, duke e quajtur atë “një tr*p të klasit botëror”

Sipas Page Six, Brad Pitt nuk ka asnjë reagim ndaj titujve të fundit në lidhje me postimin e rishfaqur.

Pavarësisht nga një raport që pretendon se Pitt mendon se situata është “dëshpëruese” dhe “zhgënjyese”, një burim i afërt me aktorin këmbëngul se asgjë nuk ështe e vërtetë.

“Kjo është thjesht për të ardhur keq që njerëzit do të vazhdojnë të përpiqen t’i përfshijnë fëmijët në këto gjëra,” tha burimi i brendshëm. “Kanë kaluar shtatë vite të gjata dhe është për të ardhur keq kur njerëzit ngrenë pa nevojë çështje nga e kaluara… dhe nuk marrin parasysh ndikimin që ka në të gjithë familjen”.

Burimi shton se Pitt nuk i ka referuar fëmijët e tij në media në lidhje me divorcin e 2016-ës nga Angelina Jolie ose betejën e tyre të vazhdueshme për kujdestarinë – dhe ai do të vazhdojë të heshtë.

Komentet erdhën disa orë pasi një raport pretendonte se Pitt ndjeu se postimi i rishfaqur i Pax ishte “dëshpërues” dhe “zhgënjyes”.

Postimi i rishfaqur thuhet se i përket vitit 2020 dhe është bërë në ditën e babait.

“Ti nuk ke konsideratë apo ndjeshmëri ndaj katër fëmijëve të tu më të vegjël që dridhen nga frika kur janë në praninë tënde,” shkroi Pax. “Gëzuar Ditën e Babait, tr*p i klasit botëror! Ti herë pas here vërteton se je një person i tmerrshëm dhe i neveritshëm. Mund t’i thuash vetes dhe botës çfarë të duash, por e vërteta do të dalë në dritë një ditë. Nuk do ta kuptosh kurrë dëmin që i ke bërë familjes sime, sepse nuk je në gjendje ta bësh këtë!

Pax, tani 19 vjeç, dyshohet se akuzoi gjithashtu Pitt se e kishte bërë jetën e njerëzve më të afërt me të “një ferr të vazhdueshëm”.

Në dokumentet gjyqësore të siguruara nga Page Six në tetor 2022, Jolie pretendoi se Pitt “mbyti njërin nga fëmijët dhe goditi një tjetër në fytyrë” dhe “e kapi nga koka dhe e tundi” gjatë udhëtimit famëkeq me aeroplan.

Pitt ka deklaruar pafajësinë e tij dhe FBI nuk ka ndjekur akuza penale pas një hetimi.

Po ashtu, javën e kaluar, vajza e Pitt dhe Jolie, Zahara nuk e përmendi mbiemrin “Pitt” gjatë prezantimit në kolegj, por u prezantua vetëm si “Zahara Marley Jolie”.

popart.al