“I bie që ke një sy para, një mbrapa”- Aktori i humorit Florjan Binaj tregon emrin që s’do i vendoste kurrë fëmijës

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj është përballur me një pyetje të sikletshme.

Binaj u pyet nëse do ti vendoste emrin e ish të dashurës fëmijëve të tij.

Aktori u shpreh se këtë gjë nuk do e bënte asnjëherë, duke shtuar se në këtë mënyrë i bie të kesh një sy mbrapa tek ish e dashura dhe një sy para tek bashkëshortja.

“Me gjithë ato emra që ka bota, i bie që ke një sy para një sy mbrapa. As që bëhet fjalë,”- tha ai.

Ndërsa moderatorja u shpreh: “Ose i bie të ketë pëlqyer shumë emri?”

“Jo, jo”- shtoi Flori.