I befasuar nga reagimet e Majk, Capital T i drejtohet publikisht: Është patetik…
Prej disa ditësh në media qarkullon lajmi se Majk dhe Capital T kanë prishur miqësinë me njëri-tjetrin, për shkak reperi ka bashkëpunuar me Ledrin për projektin e tij të ardhshëm, i cili do të publikohet nesër.
Por teksa Majk i është drejtuar dikujt me fjalë ofenduese dhe të gjithë menduan se e kishte me Capital T, ky i fundit ka vendosur t’i drejtohet Majk publikisht duke e pyetur nëse e ka me të.
Madje ai nuk e ka lënë me kaq por ka vazhduar duke i thënë: “Shihem pak më vonë”, pa sqaruar diçka më tepër. Capitali ka vendosur të japë edhe një mesazh duke thënë se sot duhet të ketë dashuri dhe paqe midis artistave për të sjellë tek publiku atë që duan të transmetojnë përmes këngëve.
Ai vazhdon duke thënë se në 2020 është patetik ai që kapet pas një artisti të suksesshëm për të mbërritur lart.
Tashmë të gjithë janë sy e veshë për të kuptuar më shumë nga Majk mbi këtë raport, edhe pse me sa duket Capital T ka dashur të tregojë që mes tyre nuk ka asnjë problem, teksa e etiketon haptazi.