I ati s`i lejonte shtatzaninë, Britney Spears në pritje të fëmijë së tretë!
Gjatë përplasjeve të forta ligjore që pati me të atin, i cili kontrollonte pasurinë dhe praktikisht, jetën e saj, Britney Spears rrëfeu dhe faktin që nuk i lejohej të mbetet shtatzanë për shkak të disa rregullave të vendosura që prej vitit 2008.
Por nuk kaloi shumë kohë nga momenti kur fitoi betejën me të atin, dhe këngëtarja e njohur njoftoi se është shtatzënë; ky do të jetë fëmijë i tretë për të dhe i pari për partnerin e saj, Sam Aghari.
“Kam humbur kaq shumë peshë për të shkuar në udhëtimin tim në Maui, vetëm për ta rifituar atë. Mendova … çfarë ndodhi me barkun tim?’ Burri im tha ‘Jo, je shtatzënë. Kështu që bëra një test shtatzënie…dhe uh mirë…Unë do të kem një fëmijë…”, tha Spears. Britney është nënë e djemve Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç, nga martesa e saj e mëparshme me Kevin Federline.
Këngëtarja shtoi se tani ka në plan “të bëjë joga çdo ditë” në vend që të dalë jashtë. Ajo e mbylli statusin e saj me një shënim për fansat ku shkruhej: “Shumë gëzim dhe dashuri!!!”