I arrestuari shfaq simptomat e Covid, gjyqtarja në Vlorë vijon seancën me mbi 40 persona
Në qytetin e Vlorës është mbajtur ditën e sotme seanca e rivlerësimit të masës së sigurisë për 41 të arrestuarit nga operacioni anti-kanabis i zhvilluar në këtë qytet.
Mirëpo, një nga të arrestuarit ka shfaqur simptomat e Covid-19 dhe pala mbrojtëse ka kërkuar që ai të mos ishte prezent në sallë.
Por kjo kërkesë është refuzuar nga gjyqtarja, duke bërë që seanca të vijojë dhe mbi 40 persona të pranishëm në të, përfshirë policë, rrezikojnë infektimin.
Kujtojmë se ditën e hënë policia e Vlorës finalizoi operacionin kundër kultivimit të kanabisit në zonë, që solli prangosjen e 27 personave dhe shpalljen në kërkim të 4 të tjerëve. Gjithashtu Gjykata e Vlorës fillimisht bëri ekzekutimin e 5 masave të sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe të 5 masave të sigurisë ”Detyrim për paraqitje”.