”I adhuroj fëmijët e mi, por im shoq vjen gjithmonë para tyre”, letra e gruas që po ngjall diskutime në rrjetet sociale
”Nuk kishte kaluar as një muaj nga martesa, madje më besoni, unë dhe im shoq nuk kishim patur as kohë të falenderonim miqtë e familjarët për dhuratat, kur mora vesh se isha shtatzënë. Pas tetë muajsh e gjysmë, u gjendëm të dy përpara një gjëje të vogël dhe duhej të ndanim kohën mes të qenit burrë e grua dhe mama e baba. Kisha ëndërruar edhe më parë të kisha një familje, por duhej të ndodhte krejt natyrshëm dhe jo kaq shpejt.
Viti i parë i jetës së djalit tonë ishte edhe viti më i vështirë i martesës nga e cili mësova diçka shumë të rëndësishme ‘’Burri im është gjithmonë mbi fëmijët”. Mos më keqkuptoni, i dua shumë fëmijët e mi dhe do të bëja çdo gjë për ta, por dua më shumë tim shoq. Sa herë që ua them këtë gjë nënave të tjera nuk mund të mos vë re shikimet dhe qëndrimet e tyre të vëngërta, të cilat cilat thonë haptaz ‘’ti nuk je nënë e mirë”. Sepse të jësh nënë e mirë nënkupton të sakrifikosh gjithçka për lumturinë dhe mirëqenien e fëmijëve të tu. Ndonjëherë edhe i kuptoj, nuk ka asgjë më të bukur e të shenjtë se lidhja mes një nëne dhe fëmijëve të saj. Por, sado absurde t’u duket mikeve të mia, sipas meje është marrëdhënia me partnerin ajo që përcakton lumturinë dhe vazhdimësinë e familjes. Jemi përpjekur gjithmonë që të vendosim kërkesat dhe lumturinë tonë mbi atë të tyre, duam t’u shembullin e një marrëdhënieje të shëndoshë në mënyrë që të dinë si të trajtojnë partneret e tyre në të ardhmen.
Jam shumë e bindur që çelësi i lumturisë së fëmijëve është t’i rrisësh ata në një strehëz ku prindërit e duan dhe respektojnë njëri-tjetrin. Çfarë do të thotë kjo ?! Shumë e thjeshtë, të vë burrin tim para gjithçkaje. Ata nuk flenë kurrë me ne, madje rrallëherë mund t’i gjeni në shtratin tonë. Sa herë që kemi nevojë për njëri-tjetrin apo ndjejmë se marrëdhënia jonë po bëhet monotone, ”braktisim” gjithçka dhe marrim gjithë kohën e duhur për veten, ku ku flasim për çdo gjë, por jo për fëmijët. Brenda pak vitesh, djali dhe vajza jonë do të largohen nga shtëpia. Kur të ndodh kjo gjë, dua të jem e lumtur me partnerin tim, dhe jo të jetoj në një shtëpi të heshtur pranë një personi i cili tashmë është kthyer në një të huaj.” /Nga Amber Doty, Huffington Post USA