“Hyseni ka kryer 3 vepra penale”, avokatja tregon se për cfarë mund të burgoset ish-konkurrenti i Perputhen…
Debati i ashper midis Hysenit dhe Alvises, i transmetuar ne emisionin “Perputhen” u komentua dhe vazhdon te komentohet shume, per shkak te deklaratave te fuqishme qe u bene nga te dyja palet.
Gjërat janë bërë shumë të thella, pasi flitet për krim veprash penale dhe rrezikm burgim të ish-konkurrentit Hysen Ramaj, i cili tregoi tradhtinë e Alvisës dhe e demaskoi atë duke përdorur inçizime e përgjime si prova.
Sot te emisioni “Shqipëria Live” u diskutua gjithë kjo situata dhe një prej të ftuarëve ishte dhe avoktaja Megi Zonja, e cila foli nga aspekti ligjor.
“Hyseni ka konsumuar tre vepra penale, siç është shkatërrimi i pronës private, dhuna e ushtruar psikologjike, nëse ka pasur dhunë fizike në bazë të fotove duhet provuar.
Neni tjetër është përndjekja, neni 120A. Pra ka tre vepra penale, që nqs flasim si jurist zotëria në fjalë i ka kryer vajzës. Në qoftë se një person do kishte konsumuar këto elementë të veprës penale, absolutisht që masa e sigurimit duhet të ishte arrest në burg.
Pjesa ‘dil nga emisioni ose do publikoj këto’ është një përndekje dhe mesa dëgjoj nga vajza, kemi të bëjmë me përndjekje të vazhdueshme, që vajzës pa diskutim i ka dhënë probleme shëndetësore përderisa ajo arrin të shprehet në një program live.” , tregoi avokatja.