Hyrja e ish-burrit të artistes në “BBVK”, Reagon Ministria e Drejtësisë
Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka reaguar zyrtarisht lidhur me hyrjen e ish-bashkëshortit të Drenusha Latifit, Atilla Kardesh në edicionin e tretë të “BBVK”.
Kardeshi është akuzuar publikisht si dhe në rrugë ligjore nga banorja e “BBVK”, për dh*në fizike. Këto pretendime, sipas reagimit zyrtar, janë të provuara, ndaj autoritetet e Kosovës kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të tij nga formati televiziv.
“Situata me të cilin potencialisht do të përballet znj. Latifi, në praninë e ish-bashkëshortit “dhunues” paraqet rast të veçantë dhe në emër të prioritizimit të mbrojtjes së dinjitetit të një të mbijetuare të dhunës në familje – viktimë, e cila është shprehur publikisht për kërcënimet nga ish-bashkëshorti, tashmë të provuara, bëjmë thirrje menaxhmentit të Klan Kosova të tërheqë z. Atilla Kardesh nga formati televiziv, për të parandaluar çfarëdo lloj forme të presionit, ose dhunës psikologjike, që rëndon pozicionin dhe krijon kushte për ripërjetimin e dhunës nga e mbijetuara znj. Latifi.”
“Koordinatorja Nacionale dhe përfaqësuesit e grupit ndërministror me qëllim të zbatimit “të masave për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për çdokënd, veçanërisht gratë, për të jetuar pa dhunë në sferën publike, si dhe në atë private”, tërheqin vëmendjen e televizionit të lartëcekur, në rastin e znj. Drenusha Latifi pjesëmarrëse e emisionit ‘’Big Brother’’, e cila është e mbijetuar e dhunës në familje dhe e cila ka poseduar Urdhër Mbrojtjeje (UM) prej ish-bashkëshortit të saj, z. Atilla Kardesh, i cili ishte aktiv nga data 10/02/2024 për periudhën kohore në afat prej 6 muajsh”, thuhet ndër të tjera në reagim.
lapsi.al