Hyri në xhami në Turqi pa recipeta, sulmohet në rrjet aktorja e njohur

Tematikat dhe vendet fetare janë gjithnjë çështje delikate për njerëzit. Shpesh, veprime të caktuara shihen si ofenduese ndaj fesë, edhe nëse janë bërë pa qëllim. Ky është dhe rasti i aktores së njohur, Amber Heard.

Ajo po kalon disa ditë në Stamboll të Turqisë dhe nuk mund të largohej pa parë edhe xhamitë e mrekullueshme të qytetit. Amber ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shkruante se e kishte kaluar ditën duke eksploruar xhamitë dhe ishte e dashuruar pas qytetit.

Kanë qenë këto foto që kanë shkaktuar një zemërim në rrjet, pasi ndjekësit e akuzojnë aktoren se nuk ka respekt për fenë e vendeve që viziton. Sipas tyre, ajo e ka vendosur hijab-in vetëm si aksesor, pasi qafa dhe kraharori i saj janë zbuluar. Gjithashtu ata shohin ofendues faktin që Amber nuk ka veshur recipeta dhe kjo është e dukshme.

Pas gjithë kritikave, aktorja ka vendosur të bllokojë komentet duke mbajtur vetëm një në turqisht që thotë “Shumë bukur”. /News31.al