“Humbja e Fatos Baxhakut dhe Gjergj Xhuvanit e vrau shpirtërisht”, rrëfehet vajza e Xhevdet Ferrit
Si sot tre vite më parë, u nda nga jeta aktori ikonik i kinematografisë, Xhevdet Ferri, i cili ka lënë gjurmë në jetën e çdo shqiptari me rolet e tij.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, vajza e tij, Bora Ferri ka bërë një rrëfim ekskluziv, ku ka folur për marrëdhënien me të atin dhe ka zbuluar disa të fshehta të patreguara më herët.
Ndër të tjera, siç e thërriste ajo, “Xhoda”, ka treguar se aktori ishte një natyrë shumë e ndjeshme, pavarësisht se në pamje dukej shumë i fortë. Bora theksoi se ai e ka përjetuar shumë humbjen e miqve të tij të njohur, Fatos Baxhakut dhe Gjergj Xhuvanit.
“Xhoda ka qenë shumë besnik ndaj shtëpisë, nëse do ta nxirrje për një drekë ose për darkë një të shtunë ose një të dielë, duhet të fillonte fushata përpara. Padyshim, ata miq janë sot prezentë edhe sot për mua dhe Zetën, edhe pse ai nuk është më. Pati një kocept rrethanash shumë fatkeq, se dy nga miqtë e tij më të mirë, profesionalisht dhe personalisht, Fatos Baxhaku dhe Gjergj Xhuvani, u ndan nga jeta muaj përpara Xhodës dhe kjo e vrau shpirtërisht. Xhoda dukej shumë hijerëndë, por që ka qenë shumë sensisitiv si karakter. Kjo e vrau shumë, ikja e Baxhakut dhe Gjergj Xhuvanit”, u shpreh ajo.
/abcnews.al