
Humbi vendin e dytë për një pikë, reagon i INDINJUAR përfaqësuesi i Estonisë në Eurovision!
Përfaqësuesi i Estonisë, Tommy Cash, tha se ishte për të ardhur keq që ata përfunduan në vendin e tretë në Festivalin e Këngës në Eurovision të këtij viti. Tommy Cash tha në një deklaratë për transmetuesin publik estonez ERR se, megjithëse vendi i tretë që fitoi në Festivalin e Këngës në Eurovision të shtunën nuk ishte i keq, ishte për të ardhur keq që ata përfunduan në atë pozicion. Ai mori 98 pikë nga juria e ekspertëve për këngën “Espresso Macchiato” dhe 258 pikë nga publiku, gjë që e çoi në vendin e dytë në një moment të votimit (356 në total).
Megjithatë, Izraeli pati numrin më të lartë të votave nga publiku, të cilat së bashku me votat e jurisë e çuan atë në pozicionin e dytë (gjithsej 357). Prandaj, Tommy Cash humbi vendin e dytë vetëm me një pikë. Megjithatë, Cash theksoi se estonezët janë ende më të popullarizuarit dhe më të njohurit në Eurovision. “Është për të ardhur keq që nuk e fituam atë pikë të vetme, gjërat u politizuan pak. Më vjen keq që përfunduam të tretët, por mendoj se vendi i dytë dhe i tretë janë mjaft të mira”-tha ai. Gjithashtu, tha se ishte i kënaqur me faktin që mori 98 pikë nga juria.
Rikujtojmë se Tommy Cash, tërhoqi vëmendjen duke u shfaqur me një kostum të mbuluar me letra të verdha dhe njëri prej tyre në veçanti ngjalli interesin e publikut. Midis mesazheve të ndryshme, njëri në veçanti tërhoqi vëmendjen: “Duam të vërtetën, ta nxjerrim me ngulm atë”, një frazë që u bë simbol i protestave studentore në Serbi. Ky detaj shkaktoi polemika sepse shumë njerëz e kuptuan konotacionin politik që mbart mesazhi.