Humbi të atin me Covid-19, virusi godet edhe Tottin: ish-kapiteni i Romës me temperaturë
Koronavirus duket se tani nuk bën më dallim dhe është duke prekur gjithnjë e më shumë figurat e sportit. Edhe Francesco Totti ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ish-kapiteni i Romës i është nënshtruar tamponit pasi iu shfaq temperatura e simptomat e lodhjes fizike.
Sipas asaj që referon edicioni online i ‘Corriere della sera’, edhe gruaja e tij Ilary Blasi është infektuar me virusin por është asimtomatike. Lajmi për pozitivitetin e ish-numerit 10 është konfirmuar për Ansa, nga një person shumë afër ish-lojtarit. Në 12 tetor Totti humbi të atin Enzo nga koronavirus, edhe pse ai vuante nga patologji të tjera, ‘Sherifi’ ishte shtruar në spitalin Spallanzani pasi u infektua me koronavirus. Edhe e ëma ishte sëmurë, por në një formë të lehtë.