Humbi ndjenjat live në shtëpinë e “Big Brother VIP”, reagon motra e Fifit: U luta të dilje, sepse…

Fifi humbi ndjenjat dje gjatë transmetimit live të “Big Brother VIP” për shkak të situatës së krijuar mes saj, Dj PM dhe Sarës. Këngëtarja tha se nuk është e vërtetë që ka ndërhyrë aty ku nuk i takon, sepse ajo e njeh prej 11 vitesh Pajtimin dhe nuk dëshiron që ai të lëndohet nga loja e Sarës.

Opinionistja e spektaklit, Balina Bodinaku, i tha artistes të mos ndërhyjë mes blogeres dhe djalit nga Kosova, pasi nuk ja vlen të marrë vëmendje nga kjo gjë. Këto fjalë e irrituan shumë Fifin, e cila i kërkoi Arbanës që të largohet menjëherë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Kur tentoi të çohej për t’u larguar, Fifi humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë. Pas kësaj skene, ka reaguar motra e saj me anë të një postimi në Instastory.

Ajo ka publikuar një video në të cilën shfaqet këngëtarja duke aktruar gjatë provës së javës, krahas së cilës shkroi:

“Motra ime e fortë. Më fal që nuk jam aty ta mbaj dorën dhe të të them se je njeriu më i drejtë dhe me zemrënmë të madhe, dhe sa keq më vjen që sinqeriteti yt është keqpërdorur aq shumë.

U luta shumë të thuash se ‘dua të dal’, për të vetmen arsye se më ka marrë malli shumë për ty, dhe u gëzova shumë që nuk e the se e di që do reflektosh dhe do i bindësh të gjithë se je një shpirt artisti.

Është e vërtetë se nuk të duhet fitorja e ‘Big Brother’ përpara shëndetit tënd, po është diçka që do e kalosh. Ke kaluar shumë sfida më të rënda dhe jam e bindur se do e përballosh këtë”, shkroi Edona Raçi.