Humbi jetën në aksidentin në Bulqizë, shkolla: Ishte senatori i klasës, ngushëllime
Personi në foton është Florian Pupuleku, 17-vjeçari i cili humbi jetën në aksident pasditen e djeshme në Bulqizë. I riu ishte nxënës në shkollën e Mesme Teknologjike “Hysen Çela” në Durrës”. Në faqen e saj zyrtare, shkolla e të riut ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e senatorit të klases XII-U1.
Me keqardhje japim lajmin e hidhur se nxenesi i shkolles tone, senatori i klases se XII-U1 Florian Pupuleku ka humbur jeten ne nje aksident tragjik. Stafi dhe nxenesit e shkolles i shprehin ngushellimet familjes dhe shokeve. Qofte i xhehnetit dhe zoti i dhente force familjes.
Ditën e djeshme 17-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve që mori në aksident, ndërsa i plagosur mbeti Ervis Terziu.