
Humbi flokët për shkak kancerit, aktorja turke merr vendimin e papritur
Aktorja e njohur turke, Canan Ergüder vitin e kaluar njoftoi se po luftonte me kancerin e gjirit.
Mirëpo, duket se pas përfundimit të kimioterapisë aktorja i është rikthyer ekranit. Canan është rikthyer në xhirimet e serialit të ri.
44-vjeçarja të cilës i kishin rënë flokët për shkak të kimioterapisë, gjatë një interviste ka thënë se do e mbajë këtë stil gjithmonë.
Kujtojmë se Canani është e martuar me aktorin turk, Kenan Ece në vitin 2017 dhe së bashku kanë një djalë të quajtur Demir.
abcnews.al