Humbi binjakët, Delinda Disha përsëri shtatzënë: “Me shumë dashuri si…”!

Një foto ku shihet e lumtur në krah të bashkëshortit dhe djalit, dhe mesazhin “me plot dashuri si vete Roma”; Delinda Disha zgjodhi ta përcillte në këtë mënyrë dhe nga një vend kaq i bukur lajmin e ëmbël të saj. Aktorja e humorit, njëkohësisht moderatore mjaft e dashur për publikun, është sërish shtatzënë.

Lajmin ajo e dha vetë përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, ku kanë vërshuar menjëherë urimet më të mira për të dhe familjen e saj.

Pikërisht marsin e vitit të kaluar, Delinda njoftoi me dhimbje se kishte humbur binjakët që priste, ndërsa rrëfente se ndihej e dërrmuar psikologjikisht.

“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat i humba. Dy binjakët që i doja aq shumë janë atje lart si dy ëngjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq,” – shkruante ajo. Tani, aktorja gëzon këtë ëndërr të re që ju bë realitet!

Bordo