Humbën nënat në moshë të re, Alban Skënderaj dhe Miriami bëjnë këngë fatkeqësinë e jetës

Alban Skenderaj ka rrëfyer për herë të parë historinë e tij të dhimbshme dhe atë të partneres së tij Miriam Cani, lidhur me nënat e tyre, të cilat nuk janë më në jetë. Të dy vendosen që gjithçka të thuhej përmes një kënge, duke ndarë kështu ndjenjat dhe dhembjen përmes një projekti që sapo doli në youtube me titull “Plagë në gjysmëshpirt”. “Duhet të pranoj se ky dimër ka qenë i ftohtë si në zemër ashtu dhe në frymëzim për mua. Duke ardhur pravera e duke çelur lulet e para rritet dhe dëshira për jetën e për të krijuar muzikë me energji positive, por para se të nis këtë kapitull të ri kam ende një këngë që dua të ndaj me ju. E kam shkruar SAKTËSISHT para 10 vitesh edhe pse ka qenë gjithmonë më shuë e Miriamit se sa e imja si këngë.

Alban-Skenderaj-2

E kam shkruar menjëherë mbasi nëna e saj e dashur u largua papritur dhe tepër e re nga kjo botë. Unë hodha në vargje e muzikë dhimbjen e Miriamit dhe pse përjetimi ishte i fortë edhe për mua. Nënën e saj e kujtoj si njeë njeri të jashtëzakonshëm që kujtdo i dhuronte vetëm buzëqeshje dhe miësi. Miriami nuk ka mundur dot asnjëherë ta këndojë për shkak të emocioneve por ç’është e vërteta, të dy, ndoshta gabimisht, kemi menduar që dhimbje të tilla kaq të thella dhe personale nuk ka nevojë të ndahen me publikun, por duhen mbajtur për vete dhe me vete. U bënë gati 2 vite që unë kam humbur nënën time tashmë dhe në momente të vështira, kur nuk kam mundur dot të gjej asnjë përgjigje, më shumë se kurrë ndjenjat e mia janë pasqyruar në këto vargje. Na mungojnë çdo ditë dhe sado koha të kalojë kjo plagë nuk do mbyllet kurrë plotësisht. Ne nuk jemi aspak të veçantë, nuk kemi imunitet nga dhimbja, jemi njerëz si të gjithë dhe sipas nesh, misioni më i madh i një artisti është të shkruaj këngë që sado pak i bëjnë njerëzit të mos ndihen vetëm, si në gëzimin ashtu edhe në dhimbjen e tyre. Ndaj vendosëm këtë këngë dhe këto ndjenja t’i ndajmë me ju”, ka shkruar Albani.

Alban-Skenderaj-3

Ndërsa Miriami në statusin e saj shkruan: “Nuk e kam gjetur kurrë forcën në këto 10 vite t’i këndoj këto vargje që ti shkëpute nga shpirti im. E kam shumë të vështirë të shkruaj apo të flas për të, pa më rrahur zemra çmendurisht fort. Koha shëron çdo plagë thonë… por unë di të them që thjesht mësohesh të bashkëjetosh me një dhimbje të tillë. Përpiqesh që këteë dashuri që ruan fort në shpirtin ënd t’a kthesh në forcë dhe motiv. Nuk do mundem të të falenderoj dot kurrë mjaftueshëm që përjetësove në fjalë e tinguj atë që ndjej për nënën time, por tashmë edhe ti ndjen për teëden. Na bashkojnë plot gëzime por edhe dhimbja na bën një. Kam 10 vite që e këndoj këtë këngë çdo ditë brenda vetes. E dua me çdo qelizë të trupit tim, e mendoj me çdo frymëmëarrje timen dhe e di që një ditë ky gjysmëshpirt do të plotësohet”, përfundon statusin Miriami në profilin e saj në “Instagram”./Panorama Plus

Alban-Skenderaj-10