“Humba veten”, Cardi B flet për periudhën e vështirë pas ndarjes!
Cardi B ka pranuar se ka patur frikë të jetonte jetën e saj, siç ajo ka dashur për shkak të komenteve negative në rrjetet sociale. “Ndjeva sikur humba veten”, tha ajo së fundmi.
Komentet negative e kanë dekurajuar të fokusohet te muzika dhe të përgatitet për të publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.
Përveç problemeve me ankthin dhe uljet e ngritjet në jetën e saj profesionale edhe jeta e saj private ka patur problemet e veta pasi këngëtarja u nda nga bashkëshorti, reperi Offset. Të dy u martuan në vitin 2017 dhe patën një romancë të gjatë dhe vitin e kaluar i dhanë fund.