Humb jetën princi i njohur gjerman, aksidenti fatal i merr jetën

Një Princ gjerman ka humbur jetën ditën e dielë pas një aksidenti tragjik me motorin që po drejtonte. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në një autostradë në Bavari.
Princi Otto i qytetit Hesse ka vdekur pasi ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me barrierat e austradës pranë liqenit të Constance.
55 vjeçari kishte në pronësi disa restorante McDonald në jug të Gjermanisë dhe vinte nga një linjë e gjatë dinastish mbretërore, i lidhur me sunduesit e Prusisë dhe të familjes mbretërore britanike.
Autoritetet kanë bërë të ditur se aksidenti u shkaktua nga shpejtësia e madhe. Në vitin 2010, Princit i ishin hequr 7 pikë nga patenta dhe ishte ndaluar të drejtonte makinë për 9 muaj pasi tejkaloi shpejtësinë me makinë në Munich.
Familja e viktimës ka qenë e lidhur me Frederik William II të Prusisë, i cili ka qenë një lider i rëndësishëm gjatë Luftërave të Napoleonit.