Humb jetën nga mbidoza e drogës djali 24-vjeçar i supermodeles dhe biznesmenit miliarder

Djali i supermodeles amerikane, Stephanie Seymour dhe biznesmenit miliarder, Peter Brant është ndarë nga jeta në moshën 24-vjeçare.

Raportohet se Harry Brant humbi jetën nga mbidoza, pas një beteje të gjatë me varësinë nga droga.

I riu vdiq vetëm disa ditë para se të rikthehej në qendrën e rehabilitimit.

“Ai jetoi 24 vite të jetës së tij, por ne kurrë nuk do të kemi mundësinë që të shohim se sa shumë Harry mund të kishte bërë,”- tha familja e tij në një deklaratë.

Harry ishte djali i supermodeles 52-vjeçare Seymour dhe miliarderit 73 vjeç. Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, djalin Peter II, 27-vjeç, dhe vajzën Lilly Margaret, 16-vjeç.

Harry së bashku me vëllain e tij të madh, Peter II krijuan një linjë unisex make-up për kompaninë kozmetikën MAC.

Ai kishte edhe një vëlla nga martesa e mëparshme e nënës së tij me Tommy Andrews, si dhe katër vëllezër e motra nga martesa e mëparshme e babait të tij me Sandra Brant.

Seymour dhe Brant u lidhën në korrik 1995 në Paris, pasi u takuan përmes fotografit Sante D’Orazio kur Seymour ishte 26 vjeç dhe Brant ishte 48.

/Panoramaplus.al