Humb betejën me kancerin e mëlçisë, ndahet nga jeta djali i yllit të Hollywood
Ylli i Hollywood Robert Redford është “në zi” pasi vdekjes së djalit të tij, James në moshën 58 vjeçare.
Aktivisti dhe regjisori James Redford u nda nga jeta të premten pasi humbi betejën me kancerin e mëlçisë.
Lajmi u konfirmua nga bashkëshortja e tij, Kyle në një postim në Twitter.
“Jamie vdiq sot. Jemi zemërthyer, do na mungojë shumë. Si gruaja e tij prej 32 vitesh, unë jam shumë mirënjohëse për dy fëmijët e mrekullueshëm që rritëm së bashku,”- shkroi ajo.
“Dhimbja është e pafund kur humb një fëmijë,”– tha publicisti i babait të tij të famshëm, Cindi Berger.
Ai kërkoi privatësi për familjen Redford “gjatë kësaj periudhe të vështirë”.
Aktori dhe regjisori 84-vjeçar Robert, i cili tani është në pension, luajti në filma si Butch Cassidy And The Sundance Kid.
Ndërsa djali i tij, James bëri filma dokumentarë, përfshirë The Big Picture: Rethinking Dyslexia.
Filmit i tij i fundit “Playing Keeps” iu dha një premierë virtuale në internet në Festivalin e Filmit Mill Valley të këtij muaji në Kaliforni.
Bashkëshortja e tij tha se Jamie u diagnostikua me kancer në fund të vitit të kaluar ndërsa ishte në pritje për të bërë një transplant të mëlçisë.
“Sëmundja e tij e mëlçisë ishte kthyer dy vjet më parë,”-shtoi ajo.
/Panoramaplus.al