Humb babanë disa orë para koncertit, dhimbje në familjen e këngëtares Artiola Toska

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Artiola Toska ishte një nga artistet që do performonte mbrëmjen e djeshme në sheshin “Nënë Tereza” në nder të 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.

Por pak orë para nisjes së koncertit ajo e anuloi pjesëmarrjen e saj.

Burime për “Anabel.al” bëjnë me dije se vetëm pak orë para nisjes së koncertit ajo ka humbur të atin.

Sipas këtyre burimeve, babai i Toskës ka vuajtur prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, që rezultoi fatale për jetën. Për këtë shkak këngëtarja është detyruar të anulojë edhe koncertin recital, që pritej të mbante këtë muaj.