Horrori në Tiranë/ Mjekët ligjorë zbulojnë se vajza kishte vdekur para 1 viti, e motra që u gjet në gjendje të rëndë sot është…

Zhaneta Josifi dhe vajza e saj Anisa, kanë humbur jetën për shkak të agjërimit të tejzgjatur.

Versioni paraprak i mjekëve ligjorë pas kqyrjes së trupave është se vajza e re, 30 vjeçe kishhte humbur jetën 6 muaj deri në 1 vit më parë.

Gazetarja e “Panorama” Etleva Delia, bën me dije se vajza tjetër, Blerta Josifi, e cila u gjet në gjendje të rëndë, ndodhet në terapi intensive, në gjendje të stabilizuar.

LAJMERIMI

Policia e Tiranës është lajmëruar pasditen e djeshme nga shtetasi Selman F., se motra e tij që banonte në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat nuk po i përgjigjej në telefon dhe nuk po i hapte derën e banesës. Ai është pyetur për adresën e saktë dhe drejt tij janë nisur menjëherë shërbimet e Komisariatit Nr.6.

Pasi kanë provuar të gjitha format për të hapur derën e apartamentit në katin e tretë të pallatit, shërbimet e Policisë kanë lajmëruar zjarrfikëset, pasi ishte e pamundur që të futeshin brenda.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe një automjet zjarrfikës dhe me ndihmën e tyre është arritur të depërtohej në apartament nëpërmjet dritares. Personi që lajmëroi Policinë është vëllai i kryefamiljares, 56- vjeçares Zhaneta Josifi, e cila u gjet e vdekur.

Gjithashtu, u gjet e vdekur, gjysmë e dekompozuar, vajza e saj 30- vjeçare, Anisa Josifi. Ndërsa vajza tjetër, 34-vjeçarja Blerta Josifi, u gjet në gjendje mjaft të rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital.

NGJARJA

Policia e Tiranës njoftoi dje se mbrapa ish-Mapos në Kombinat, afër shkollës “Myslim Keta”, ka një ngjarje.

Nënë e bijë janë gjetur pa jetë në banesë.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se: “Shtetasi Selman F. ka njoftuar në Komisariatin e Policisë Nr.6, se në rrugën ‘Hamdi Cenoimeri’, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen Zh.J., 56 vjeçe, dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër B.J., rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Paraprakisht, nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar. Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të Mjekësisë Ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha zyrtarisht Policia.