HORRORI në Fier, Mumajesi: Pushkatimi është pak për autorin, nuk duhet të marrë frymë
Këngëtari Flori Mumajesi reagoi ashpër në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit ku 38-vjeçari Klodian Çalamani rrëmbeu, dhe më pas vrau fëmijët e fqinjit të tij. Teksa ka ndarë artikullin e publikuar nga Dosja.al, artisti mendon se për autorin pushkatimi është pak, duke theksuar se për të nuk duhet të ketë vend as në burg dhe as në çmendi.
“Përfundimisht për këtë dhe shumë si ky pushkatimi është pak! As në burg, as në çmendi nuk duhet të marrë frymë”, shkruan Flori Mumajesi.
Mbrëmjen e djeshme u zbulua se në fshatin Greçalli të Fierit, ishte gjetur i pajetë një 8-vjeçar. Pas hetimeve u zbulua horrori i kryer nga Klodian Çalamani, 38 vjeçari tashmë i arrestuar, i cili e kishte rrëmbyer e më pas vrarë e groposur në oborrin e banesës së tij, fqinjin e tij vetëm 8 vjeç, Mateo Vllasiu. Arsyeja dyshohet se kishte ndodhur për shkak se i mituri kishte marrë biçikletën e autorit e pastaj e ofendoi. Kjo ishte dëshmia e thënë nga monstra i cili kreu krimin e tmerrshëm.
(a.b)/dosja.al