Horror gjatë koncertit, ekrani gjigant shtyp kërcimtarin në sy të publikut
Sipas BBC, koncerti u ndërpre menjëherë dhe menaxheri i grupit i kërkoi fansave të ruanin qetësinë e të dilnin nga arena. Policia e Hong Kongut konfirmoi për mediat lokale se dy kërcimtarë meshkuj po kuroheshin në spital.
Mësohet se njëri nga interpretuesit ka pësuar lëndime në qafë dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore e për momentin ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa gjendja shëndetësore e kërcimtarit tjetër është stabilizuar.
Policia ka raportuar se përveç dy kërcimtarëve, mes të lënduarve që janë trajtuar në spital për kanë qenë edhe tre fanse femra të grupit që kishin shkuar për të shijuar koncertin e grupit mjaft të dashur tashmë në Hong Kong.
Pas këtij aksidenti të rëndë këshilli i qytetit ka urdhëruar që pjesa tjetër turneut të grupit të djemve Mirror të pezullohet deri sa të kryhen kontrolle sigurie në të gjitha vendet ku janë planifikuar koncertet.
Gjithashtu shefi ekzekutiv i Hong Kongut ka urdhëruar që të kryen hetime gjithëpërfshirëse për zbardhjen e plot të ngjarjes.
“Jam i tronditur nga ky incident! Shpreh ngushëllimet për ata që u plagosën dhe shpresoj se do të shërohen shpejt”, është shprehur drejtuesi ri i qytetit John Lee.
Pas incidentit në internet nisi një peticion për çështjen e sigurisë në koncertet e Mirror, i cili u firmos menjëherë mbi 13.000 firma nga fansat. Në këtë peticion i është kërkuar organizatorëve të garantojnë sigurinë për bandën muzikore Mirror dhe kërcimtarët e tij, duke shmangur mekanizmat e panevojshme të skenës apo platformat e ngritura./tvklan.al