Horoskopi i Paolo Fox, si nis tetori për 12 shenjat

Dashi

Kjo fillimjavë mund të sjellë ndonjë vonesë në lidhje me realizimin e një projekti të caktuar, megjithatë po shkoni drejt një faze rilindjeje të rëndësishme. Të gjithë ata që kohët e fundit janë ndjerë pak nën presion, që për shumë muaj apo edhe vite kanë përjetuar momente harrese, janë ndjerë të harruar, mund të rikthehen e të fitojnë! Ky fillim jave është pak i lodhshëm për sa u përket marrëdhënieve ndërpersonale, por kjo nuk ndikon në rezultatin përfundimtar.

Demi

E dimë që kjo është periudhë shumë e lodhshme, por edhe fitimprurëse. Kush kishte në mendje një projekt të madh, që kishte ambicie për të realizuar diçka me rëndësi, tani është rikthyer në ‘pistë”. Përtej një farë acarimi që vjen nga Marsi kundër, yjet premtojnë pë mirë: e gjithë java do të sjellë stabilitet dhe ekuilibër. Deri të mërkurën keni më shumë grintë. Bëhet fjalë për një periudhë kur shumë prej jush mund të bëjnë zgjedhje epokale. Një fazë ndryshimi të thellë ka nisur dhe do të zgjasë.

Binjakët

Kjo e hënë hapet me Hënën në shenjën tuaj. DIta e parë e tetorit, do të shkojë mirë. Në përgjithësi do të jetë një javë fituese për shenjën tuaj, edhe për shkak se Dielli, Mërkuri dhe Marsi janë në favor. Kohët e fundit keni vënë në provë durimin e të tjerëve apo ndoshta, thjesht stabilitetin tuaj në punë, por në fund ndonjë rezultat mund të vijë, në mos ka ardhur. Dëshira për të ndryshuar është gjithmonë e fortë: për disa, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë shpërblimesh.

Gaforrja

Kjo ditë e parë e tetorit nuk zgjidh të gjitha problemet. Po luftoni tashmë prej disa kohësh, kundër disa problemeve të shkaktuara nga Saturni i zakonshëm kundër. Kjo nuk do të thotë se gjërat nuk funksionojnë, por është sikur ju të jeni një alpinist që duhet t’i ngjitet një mali. Duhet shumë maturi, herë pas here vjen ndonjë stuhi që ju ngadalëson, por maja shihet dhe ndokush mund ta ketë arritur tashmë. Përpiquni të çoni përpara dhe ndoshta të mbyllni një projekt që është i rëndësishëm për ju, deri të mërkurën, duke vepruar gjithmonë me shumë maturi.

Luani

Hapet një javë me ndryshime të mëdha, ndërkohë që periudha deri në nëntor do të jetë e rëndësishme, sepse do të mbusheni me shumë energji. Tetori që nis tashmë është një muaj përgatitjeje për ngjarje të mëdha, që mund të shenjohen nga fati por jo të vendosen nga ju! E enjtja dhe e premtja janë dy ditët e forcës këtë javë.

Virgjëresha

Ky fillim jave ju gjen nervozë dhe shumë të lodhur, në javët e fundit ndokush mund të ketë patur edhe shqetësime fizike. Bashkë me shenjat e Dashit, Demit dhe Akrepit jeni ndër shenjat më të mbrojtura të ditës. Në përgjithësi megjithatë duhet thënë se lodhja mbetet, mbi të gjitha në çështjet ligjore dhe profesionale, duhet shumë maturi. Për shembull, nëse keni bërë durim me ndokënd të fund të shtatorit, pas pak mund të hidheni në sulm. Bëni kujdes me grindjet e vjetra të lëna pezull.

Peshorja

Kohët e fudnit ka qenë e vështirë për ju të ruani qetësinë. Mjedisi aktualisht nuk ju kënaq. Në familje dhe në punë, mund të keni të bëni me persona që nuk ju pëlqejnë. Megjithatë duhet të ruani qetësinë. Në mëngjes do të jeni më të fortë, por në mbrëmje mund të keni nëj rënie fizike. Duhet të jeni të duruar me të tjerët.

Akrepi

Java është interesante dhe supozohet e rëndësishme, jo vetëm sepse Venusi është aktiv, por edhe sepse Jupiteri është në anën tuaj. Pra ndonjë dëshirë mund të realizohet! Përveç një farë lodhjeje, mes të enjtes dhe të premtes, e gjithë java do të jetë pozitive. Ka vetëm një problem me të kaluarën, por nuk duhet të bini në kujtime të trishta sepse do të ishte e kotë. Nëse ndokush ka tradhëtuar besimin tuaj, më mirë të ktheni faqe.

Shigjetari

Ditë pakëz e lodhshme siç ndodh shpesh në fillimjavë. Tashmë duhet ta dini se të hënën gjërat nuk shkojn! Ndoshta sepse nuk ju bëhet të ktheheni në punë, ndoshta sepse fillimi i javës është përherë pak i lofhshëm, fakti është që duhet të rigjeni pakëz qetësi, pakëz ekuilibër në marrëdhëniet me të tjerët. Acarimi që ndjeni në fund do të ketë një rezultat të favorshëm sepse, mos harroni, tratativat, situatat dhe marrëveshjet që lindin tani, mund të marrin krahë në nëntor.

Bricjapi

Ky fillim jave është plot mendime, por fitimprurës. Hënën e keni kundër. Keni diçka për të thënë, diçka për të bërë. Një emocion mund të vlejë shumë, por mbi të gjitha tani duhen përgjigje. Kërkoni kënaqësi në dashuri, mbi të gjitha nëse kohët e fundit një person ka premtuar shumë dhe ka dhënë pak. Për marrëdhëniet më mirë prisni fundjavën.

Ujori

Kjo do të jetë një ditë e veçantë dhe mund të ndiheni ndoshta pakëz konfuzë dhe të pavendosur. Shfrytëzojeni këtë ditë për të pushuar dhe për të rifituar energjitë, me qëllim që të përballoni problematikat që do ju dalin këtë javë.

Peshqit

Mund të ketë momente acarimi, të përcaktuar prej pozitionit të kundërt të Venusit. Megjithatë ndonjë keqkuptim nuk duhet që të trazojë qetësinë dhe konfirmimet që po punoni fort për të marrë.

/Bota.al