Horoskopi i datës 9 maj 2020
Dashi
Dëshira për të qëndruar vetëm në shtëpi dhe për të pushuar sonte mund të shkaktojë konflikte me personin e zemrës. Ju mund të jeni shumë të stresuar për t’u ballafaquar me debate të kota, ndërkohë llastoni veten dhe relaksohuni me disa çokollata, ndërkohë që shihni filma.
Demi
Sot nuk do keni shumë energji. Universi po ju inkurajon që të hiqni dorë nga ky kontroll i hekurt në atë listën e përgjegjësive dhe të shijoni kohë me njerëzit e dashur. Nuk ka asnjë arsye për të marrë punën kaq seriozisht gjatë gjithë kohës!
Binjakët
Planet për të ndjekur një samit virtual mund të duhet të shtyhen për shkak se një person pranë jush nuk ndihet shumë mirë. Mund të jetë arsyeja e mbingarkesës së stresit në punë apo në jetën private. Qëndroni me mikun/mikeshën tuaj sepse do ta ndihmoni shumë.
Gaforrja
Një dëshirë për të bërë një blerje të madhe mund t’ju tundojë t’i tejkaloni kartat e kreditit dhe të harxhoni kursimet tuaja. Ju zakonisht nuk jeni implusiv/e, prandaj mos e bëni këtë gjë sot. Bëni blerjen nëse vërtet e ndjeni se keni nevojë për të dhe nuk do të shkaktojë pengesa të mëdha në gjendjen tuaj financiare.
Luani
Shtëpia mund të jetë një vend i vetmuar sonte. Ju nuk mund të ndjeheni në formë për të bërë diçka tjetër, kështu që do të zgjidhni të qëndroni në shtëpi dhe të lexoni ose të shikoni TV. Sidoqoftë, telefononi një mik/mikeshë dhe flisni për disa minuta. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë me veten.
Virgjeresha
Zakonisht jeni mjaft të shoqërueshëm, por sot do të zgjidhni vetminë. Pavarësisht nga dëshirat tuaja, mund të shqetësoheni me telefonata, vizitorë dhe njerëz që duan këshilla ose ndihmë. Mos dilni kundra kësaj. Kujdesuni për atë që ka nevojë për ju dhe pastaj kaloni vetëm mbrëmjen.
Peshorja
Pak ushqim të mirë, verë të mirë dhe bisedë të mirë janë gjithcka për ju. Por tani mund të jeni shumë të mbingarkuar dhe nuk keni kohë për këto. Ndoshta ju do të bëni më shumë pushim dhe do t’i jepni trurit tuaj disa kohë për të renditur të gjithë informacionin që keni marrë.
Akrepi
Sot bëni diçka të bukur me miqtë tuaj. Ftojini për një darkë nga ju dhe jini mbreti i kuzhinës dhe i mikpritjes. Gatuani specialitetin tuaj dhe përfshihuni në biseda të këndshme dhe kujtime shumë të ëmbla. Fundjava me miqtë është më e bukur.
Shigjetari
Kjo është dita për të dëgjuar dhe për të vëzhguar. Ka shumë për të mësuar nga ajo që po ndodh rreth jush. Ju mund të habiteni nga gjërat që po ndodhin. Shumë persona që flasin tani mund të rezultojnë të pafrytshëm dhe madje t’ju zemërojnë në një farë mënyre.
Bricjapi
Fundjava do të jetë e qetë, çka është pak e pazakontë për ju. Do të ndiheni shumë mirë nën shoqërinë e një libri, të serialit apo filmit të preferuar, ose nën përkujdesjen e personit të zemrës, i cili di si t’jua bëjë mbrëmjen vërtet romantike.
Ujori
Nëse jeni duke u përpjekur që t’i bëni përshtypje dikujt, nuk ka nevojë. Nëse projekti që po punoni është urgjent, merrni ndihmë. Mos u mundoni të bëni gjithçka vetë nëse nuk doni të jeni shumë të stresuar për të arritur rezultate të mira.
Peshqit
Sot është një ditë “limonadë”. Lexoni romane me dashuri në vend të letërsisë klasike. Përndryshe, do të vuani nga mbingarkesa intelektuale dhe do të fiksoni shumë pak nga ajo që dëgjoni. Mbani veten të uritur për njohuri derisa të arrini atje. Në këtë mënyrë ju do të mësoni shpejt dhe do të mbani mend shumë gjëra.