Horoskopi i datës 9 korrik 2020

Dashi
Mos u zhgënjeni nëse dikush me të cilin punoni papritur vendos të mos vazhdojë më me projektin tuaj. Jeni në gjendje të ecni përpara edhe pa ata, madje mund të ecni edhe më shpejt.

Demi
Është fakt që më disa kolegë shkoni më mirë se me disa të tjerë dhe s’ka asgjë për t’u ndjerë keq. Hëna e plotë e ditës së sotme do të vërë në pah ndryshimet tuaja me disa persona të veçantë, me të cilët nuk ia vlen të përpiqeni të jeni më të afërt.

Binjakët
Një koleg do të përpiqet të minojë punën tuaj në disa mënyra sot, por tani që e dini mund të merrni disa masa. Lejoni të thonë çfarë të duan, fjalët e tyre nuk do të kenë asnjë efekt.

Gaforrja
Mund të keni nevojë të kujtoni faktin se kurrë nuk ia vlen të krijoni armiq për gjëra të pavlera. Problemi me të cilin do të përballeni sot nuk do t’ju duket i parëndësishëm, por nëse mendoni pak më thellë, do ta kuptoni që nuk është ashtu.

Luani
Tregojuni të gjithëve me të cilët keni të bëni se meritoni respekt dhe përfitimet financiare që i keni fituar me mund. Po të mbani një qëndrim të vendosur, do të merrni atë që meritoni.

Virgjëresha
Nuk ka nevojë për shfaqje sot. Nuk keni nevojë të luani asnjë rol për të provuar se jeni super të suksesshëm. Gëzojuni gjërave dhe personave që doni. Nëse të tjerët nuk e bëjnë, do të jetë humbja e tyre.

Peshorja
Hëna e plotë e ditës së sotme mund t’ju bëjë të veproni në disa mënyra të çuditshme. Ajo që duhet të bëni është të mbani jetën tuaj personale larg punës. Kujdesuni edhe për kuletën, pasi do të gjeni arsye pa fund për të shpenzuar para.

Akrepi
Hëna e plotë në shenjën tuaj ju paralajmëron se mund të humbi durimin pa arsye sot. Pasojat mund t’ju kushtojnë shtrenjtë si në jetën personale, ashtu edhe në atë financiare. Po, disa njerëz mund t’ju shkagojnë dëme, por përpiquni të mos i lejoni t’ju dëmtojnë shumë.

Shigjetari
Mund të dukeni i qetë nga jashtë, po në nga brenda jeni duke shpërthyer dhe nëse nuk tregoheni i kujdesshëm mund të përfundoni duke thënë gjëra që shkaktojnë të gjitha llojet e problemeve. Jo vetëm për njerëzit e tjerë, por edhe për ju vetë.

Bricjapi
Nëse prisni që më e keqja të ndodhë, do të ndodhë. Nëse prisni që më e mira të ndodhë, atëherë edhe nëse ndodh më e keqja, nuk do t’ju duket edhe aq e keqe. Është tepër e rëndësishme edhe se si reagoni ndaj situatave.

Ujori
Shmangni çdo vendim të rëndësishëm për punën apo karrierën sot. Influenca e Hënës së plotë është e tillë që edhe nëse përpiqeni të merrni vendimet e duhura, mund të ketë gjëra që nuk i keni parë me kujdes.

Peshqit
Nëse nisni diçka të re sot do ta keni të vështirë ta mbani për një periudhë kohe të gjatë. Ruani energjinë për kur t’ju duhet më shumë. Kur është koha e duhur? Kur Dielli dhe Mërkuri të ndryshojnë shenja në datën 21.